LAJME

Totaj në takim me disa pjesëtarë të njësisë shtetërore të mbrojtjes civile të Kroacisë

Totaj në takim me disa pjesëtarë të njësisë shtetërore të mbrojtjes civile të Kroacisë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2024, 15:54

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ditën e hënë priti në takim kordinatorin e AME-së, Nehat Koçinaj, pjesëtarët e njësisë shtetërore të mbrojtjes civile të Republikës së Kroacisë, më përkatësisht regjioni i Rijekës, pjesë e MPB-së së Kroacisë, kryetarin e këshillit të pakicës kombëtare  shqiptare të prefekturës bregdetare-malore me seli në Rjekë, Gani Xharrahaj dhe anëtari i këtij këshilli, Remzi Bajraktaraj.

Si për qëllim, ky takim kishte shkëmbimin e përvojave mes profesionistëve kroatë, që kanë shërbyer në terrenet e prekura nga tërmetet në Durrës e në Turqi, me Brigadën e Zjarrëfikësve të Prizrenit si dhe shqyrtimi i mundësive për ngritjen e kapaciteteve teknike njerzore përmes organizmit të trajnimeve që do t’i shërbenin qytetarëve në rast të fatkeqësive natyrore dhe zjarreve.

“Me këtë rast do të nënshkruhet një marrëveshje tri palëshe mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në rastet emergjente si vërshimet apo tërmetet.”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika