LAJME

Totaj: Në periudhën mars 2021 – korrik 2025, nga Qeveria Kurti janë dhënë 2555 kontrata pa tender, në vlerë prej 300 milionë euro

Totaj: Në periudhën mars 2021 – korrik 2025, nga Qeveria Kurti janë dhënë 2555 kontrata pa tender, në vlerë prej 300 milionë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Maj 2026, 11:01

Nënkryetari i Partia Demokratike e Kosovës dhe njëherësh kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për atë që e ka quajtur “korrupsion masiv”.

Përmes një reagimi në Facebook, Totaj ka deklaruar se gjatë periudhës mars 2021 – korrik 2025, nga Qeveria Kurti janë dhënë 2 mijë e 555 kontrata pa tender, në vlerë prej rreth 300 milionë eurosh.

“Korrupsioni masiv ka adresë. Në periudhën Mars 2021 – Korrik 2025 nga qeveria Kurti janë dhënë 2555 kontrata pa tender në vlerë prej 300 milionë euro. Vlerësoni vet!” – ka deklaruar Totaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika