LAJME

Totaj në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit: Komuna e Prizrenit, ndër prioritetet kryesore ka zhvillimin e arsimit

Totaj në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit: Komuna e Prizrenit, ndër prioritetet kryesore ka zhvillimin e arsimit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2023, 10:32

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.

Ai ka vlerësuar kontributin e mësimdhnësve dhe nxënësve në ruajtjen e frymës akademike në institucionet tona arsimore që vjen si pasojë e qëndresës së pashoqe të arsimtarëve në vitet më të vështira të kombit.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, përshëndes mësimdhënësit dhe nxënësit për kontributin në ruajtjen e frymës akademike në institucionet tona arsimore që vjen si pasojë e qëndresës së pashoqe të arsimtarëve në vitet më të vështira të kombit që nuk lejuan vakum në procesin drejt dijes. 👩‍🏫👨‍🏫

Komuna e Prizrenit, ndër prioritetet kryesore ka zhvillimin e arsimit dhe mbështetjen e çdo aktiviteti të nxënësve që çon përpara punën tonë të përbashkët drejt zhvillimit intelektual.👩‍🎓👨‍🎓 Urime Dita e Arsimit!”, ka shkruar kryetari Totaj.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika