Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditën kur NATO-ja nisi bombardimet ndaj caqeve ushtarake serbe.
Sipas tij, kjo ndërhyrje shënoi hapjen e rrugës për çlirimin e vendit.

“27 vjet nga ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë! 24 marsi i vitit 1999 shënon fillimin e bombardimeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore serbe, me synim ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë. Në bashkëveprim me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në terren, kjo ndërhyrje shënon kthesën vendimtare drejt përfundimit të okupimit dhe hapjes së rrugës për çlirimin e vendit” – ka shkruar Totaj në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.