Home LAJME Totaj ndan pamje të mullirit në lagjen “Tabakhane” në Prizren: Pasuri historike e qytetit

Totaj ndan pamje të mullirit në lagjen “Tabakhane” në Prizren: Pasuri historike e qytetit

0
Totaj ndan pamje të mullirit në lagjen “Tabakhane” në Prizren: Pasuri historike e qytetit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë pamje të mullirit të vetëm aktiv në ditët e sotme në qytetin e Prizrenit.

Ky mulli i ndërtuar në shekullin XVIII, gjendet në lagjen e Tabakhanes dhe shtrihet buzë Lumbardhit.

Totaj e ka cilësuar këtë mulli si monument i trashëgimisë kulturore dhe pasuri historike e qytetit të Prizrenit.

“Përshëndetje të gjithëve nga Prizreni, qyteti muze! I vetmi mulli aktiv sot në Prizren, ai i Tabakhanës, i ndërtuar në shekullin e XVIII, me vlera arkitektonike dhe etnologjike, që shtrihet buzë Lumbardhit, është monument i trashëgimisë kulturore dhe pasuri historike e qytetit. Gjatë tre shekujve, ai ka pësuar ndryshime dhe rinovime, duke ruajtur shpirtin e tij historik. Këto pamje janë mu në qendër të Prizrenit.”, ka shkruar Totaj në Facebook./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here