Kryetari Totaj u ka uruar mëngjes të mirë qytetarëve me pamje të fshatit Planejë të Hasit, i cili sipas tij duhet vizituar me doemos për të shijuar bukuritë natyrore që e rrethojnë këtë fshat.
Ai ka thënë se ky fshat përbëhet nga banorë që kryesisht merren me zejen e bukëpjekësit dhe ka një diasporë të zhvilluar që funksionon në tërë Evropën.
“Mirëmëngjesi të gjithëve nga Planeja e Hasit!
Ky fshat, shtrihet rrëzë bjeshkës së lavdishme të Pashtrikut, me banorë që kryesisht merren me zejen e bukëpjekësit dhe ka një diasporë të zhvilluar që funksionon në tërë Evropën.”, shkruan Totaj.
Totaj ka shtuar se Planeja njihet edhe për teqetë dhe tyrbet që vizitohen mjaftë, si dhe karakterizohet nga bunari i fshatit që ka furnizuar banorët me ujë të pijshëm për shumë kohë.
“Planeja, njihet edhe për teqetë dhe tyrbet që vizitohen mjaftë, si dhe karakterizohet nga bunari i fshatit që ka furnizuar banorët me ujë të pijshëm për shumë kohë.
I rrethuar me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, Planeja duhet vizituar me doemos!”, shkruan tutje kryetari Totaj./TVPrizreni/