Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë pamje të fshatit Manastiricë nga rajoni i Zhupës.
Totaj ka thënë se ky fshat është i njohur për mikpritjen e ngrohtë të banorëve, të cilët i mirëpresin vizitorët me ushqime tradicionale dhe tregime interesante nga historia e fshatit.
“Përshëndetje nga fshati Manastiricë i zonës së Zhupës, fshat me tradita të lashta dhe natyrë të pasur, ku banorët ende ruajnë dhe kultivojnë zakonet e kulturën tradicionale, duke përfshirë artizanatin dhe bujqësinë.
Manastirica, është e njohur për mikpritjen e ngrohtë të banorëve, të cilët i mirëpresin vizitorët me ushqime tradicionale dhe tregime interesante nga historia e fshatit.”, ka shkruar Totaj./TVPrizreni/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.