LAJME

Totaj ndan pamje të fshatit Jeshkovë: Fshat i bujarisë dhe trimërisë

Totaj ndan pamje të fshatit Jeshkovë: Fshat i bujarisë dhe trimërisë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2024, 14:12

Kryetari Shaqir Totaj ka përshëndetur qytetarët, të dielën, duke ndarë pamje nga fshati Jeshkovë.

Ai në postimin e tij në Facebook ka thënë se ky vend ka rritur shumë heronj duke lënë gjurmë të thella në historinë tonë.

”Mirëmëngjesi nga fshati i bujarisë dhe trimërisë, Jeshkova!

I vendosur ndërmjet kodrave dhe maleve të mahnitshme, ky vend ka rritur shumë heronj duke lënë gjurmë të thella në historinë tonë.

Jeshkova, është një fshat i kullave të trashëgimisë, ku arkitektura tradicionale shkëlqen në harmoni me pasurinë natyrore përreth dhe me mikpritjen e banorëve, që për t’u shijuar duhet me domosdo të vizitohet.”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika