Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë sot pamje nga fshati Hoçë e Qytetit, duke thënë se ky vend me komunitetin punëtor, miqësor dhe të përkushtuar shkëlqen për bukurinë natyrore dhe për njerëzit e tij të mrekullueshëm.
”Ju përshëndes nga Hoça e Qytetit, një vendbanim i mahnitshëm në Komunën tonë!
Si qendër e regjionit të Vërrinit, Hoça e Qytetit dhe fshatrat e tjera të kësaj zone ngjiten bukur nën hijen e malit të Sharrit dhe nën krahët e bukur të bjeshkës së Cvilenit.





