FAMILJE

Totaj mer pjesë në Programin një javor të Vizitorëve të Republikës Federale të Gjermanisë

Totaj mer pjesë në Programin një javor të Vizitorëve të Republikës Federale të Gjermanisë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Qershor 2024, 12:27

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, me ftesë të Ministrisë së Jashtme Federale mori pjesë në Programin një javor të Vizitorëve të Republikës Federale të Gjermanisë, ku, nga të gjitha shtete e Ballkanit, komuna e Prizrenit dhe ajo e Therandës përfaqësuan Kosovën me diskutime për forcimin e rolit të komunave.

Së bashku me kryetarin Totaj, viztorët, zhvilluan takime dhe vizita në lokacione specifike, duke shtjelluar strategjitë e nevojshme për t’i përmbushur detyrat brenda Bashkimit Evropian, që janë hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit të thellë ndërkombëtar për Prizrenin e Kosovën në tërësi.

“Gjatë qëndrimit në Berlin, Koln dhe Essen, patën takime të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme Gjermane, në Zyrën e Kancelarit si dhe në Asociacionin e Qyteteve Gjermane dhe Evropiane, me ç’rast, ndër të tjerë, bashkëbiseduan edhe me z. Henrike Viehrig, Zëvendës Komisioner Evropian, z. Andrea Zuber, shef i Departamentit të Drejtësisë, Financave dhe Tatimeve, z. Jannis von Oy, Drejtor i Njësisë për Marrëdhënie Dypalëshe me Shtetet e Evropës Qendrore, Lindore, Juglindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore, etj.”, thuhet në fund të këtij njoftimi nga faqja zyrtare e komunës së Prizrenit.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika