LAJME

Totaj: Mbështetja e industrive kreative është investim në talentin dhe inovacionin e të rinjve të Prizrenit

Totaj: Mbështetja e industrive kreative është investim në talentin dhe inovacionin e të rinjve të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Gusht 2026, 11:04

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim Krenar Loshin, përfaqësues i ekipit të vlerësimit përfundimtar të projektit “Industritë Kreative në Kosovë”, të zbatuar nga UNDP-ja dhe të financuar nga Qeveria e Luksemburgut.

Gjatë bisedës, Totaj thotë se ka ndarë përvojat dhe pikëpamjet lidhur me ndikimin e projektit në zhvillimin e industrive kreative në Prizren, si dhe kanë diskutuar për mundësitë dhe sfidat për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

“Mbështetja e industrive kreative është investim në talentin, inovacionin dhe potencialin e të rinjve tanë, ndaj mbetet fushë me rëndësi për Prizrenin.” – shkruan Totaj në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika