LAJME

KRM “Ekoregjioni” fillon me shpërndarjen e faturave për mbledhjen e mbeturinave në fshatrat e komunës së Prizrenit, së shpejti do të nisin edhe në qytet

KRM “Ekoregjioni” fillon me shpërndarjen e faturave për mbledhjen e mbeturinave në fshatrat e komunës së Prizrenit, së shpejti do të nisin edhe në qytet
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Gusht 2026, 11:16

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ekoregjioni” – Njësia në Prizren njofton se ka filluar me shtypjen dhe shpërndarjen e faturave për shërbimin e mbledhjes së mbeturinave nëpër fshatrat e komunës së Prizrenit.

Kompania u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që, pas pranimit të faturave, t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj kompanisë.

Sipas Ekoregjionit, pagesa e rregullt e faturave është shumë e rëndësishme, pasi kompania funksionon me vetëfinancim dhe burimi kryesor për ofrimin e shërbimeve është inkasimi i faturave.

Ndërsa, bëhet e ditur se për qytetin e Prizrenit, së shpejti, në fund të këtij muaji dhe gjatë muajit të ardhshëm, do të fillojnë edhe me shpërndarjen e faturave tek qytetarët.

“Vetëm përmes bashkëpunimit të përbashkët mund të sigurojmë një shërbim më të mirë, më efikas dhe në kohë. Ju lutemi, kryeni obligimet tuaja ndaj KRM ‘Ekoregjioni’ dhe së bashku të punojmë për një Prizren më të pastër. Bashkë për një qytet dhe ambient më të pastër!” – thuhet tutje në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika