Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka thënë se ajo ngjarje e ka ngritur përgjithmonë vetëdijen kombëtare shqiptare.
“Sot është festë e madhe për gjithë shqiptarët. Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një ngjarje e madhe për popullin tonë. Lidhja ka qenë dhe mbetet frymëzim për atdhetarët, historianët, clirimtarët, patriotët e politikanët shqiptarë anekënd botës dhe në të gjitha kohërat”, ka thënë ai.
“Në shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në këtë vend ku jemi sot, 144 vjet më parë u mblodhën 110 delegatë shqiptarë nga katër vilajete, të veshur secili në petkun e larmishëm të krahinës së vet dhe të gjithë me një qëllim të vetëm – t’i bashkojmë trojet shqiptare me çdo kusht dhe me çdo çmim”.





