Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka publikuar fotografi të fshatit Krushë e Vogël, me këtë rast ka promovuar vlerat që ka ky lokalitet me një histori të dhembshme e të lavdishme.
Përveç pamjeve piktoreske që e rrethojnë këtë fshat, të këndshëm qëndrimin aty e bëjnë krushianët që kanë traditë të jashtëzakonshme të mikpritjes, ka shkruar Totaj.
“Krusha e Vogël, një destinacion i bukur për vizitë, me një histori të dhembshme e të lavdishme e kompleton mozaikun prej 74 fshatrave sa ka nën administrim Komuna e Prizrenit.
Përveç pamjeve piktoreske që e rrethojnë këtë fshat, të këndshëm qëndrimin aty e bëjnë krushianët që kanë traditë të jashtëzakonshme të mikpritjes”
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.