LAJME

Totaj: Kontributi dhe humanizmi i dr. Bajram Kryeziut do të mbeten gjithmonë të gjalla në kujtesën e komunitetit tonë

Totaj: Kontributi dhe humanizmi i dr. Bajram Kryeziut do të mbeten gjithmonë të gjalla në kujtesën e komunitetit tonë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Janar 2025, 22:24

Kryetari ende në detyrë i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka uruar ngushëllime familjes dhe kolegëve të doktor, Bajram Kryeziu.

Ai ka thënë se kontributi dhe humanizmi i dr. Bajram Kryeziut, do të mbeten gjithmonë të gjalla në kujtesën e komunitetit tonë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Dr. Bajram Kryeziut, një mjek i përkushtuar dhe një njeri i veqantë. Kontributi dhe humanizmi i tij do të mbeten gjithmonë të gjalla në kujtesën e komunitetit tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e çmuan. Prehu në paqe, Doktor!”, shkruan Totaj në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika