LAJME

Totaj: Komandant Petriti është prej dëshmorëve simbol të luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Totaj: Komandant Petriti është prej dëshmorëve simbol të luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Gusht 2023, 15:01

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, familjarë, bashkëluftëtarë të dëshmorit, shoqata të dala nga lufta, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të shumta, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë me rastin e 25-vjetorit të flijimit të komandant Petritit – Remzi Ademaj.

Postimi i plotë:

”Në 25-vjetorin e flijimit, u përkujtua sot jeta dhe vepra e heroit të Kosovës, Remzi Ademaj – Komandant Petriti dhe Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, familjarë, bashkëluftëtarë të dëshmorit, shoqata të dala nga lufta, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të shumta, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

“Komandant Petriti është prej dëshmorëve simbol të luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si institucioni më kredibil, i të gjitha kohërave, i rezistencës së shqiptarëve karshi okupatorit. Lavdi Remzi Ademajt, të gjithë dëshmorëve e martirëve dhe heronjve të gjallë!” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.” shkruhet në postimin e komunës në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika