Home LAJME Totaj: Flamuri partiak gjatë inaugurimit të Presidentes, s`është tregues i karakterit unifikues

Totaj: Flamuri partiak gjatë inaugurimit të Presidentes, s`është tregues i karakterit unifikues

0
Totaj: Flamuri partiak gjatë inaugurimit të Presidentes, s`është tregues i karakterit unifikues

Shaqir Totaj i PDK-së ka deklaruar se gjatë inaugurimit të Presidentes janë vërejtur lëshime siç tha ai “sa i përket mënyrës së përdorimit të simboleve shtetërore, konkretisht flamurit”.

Ai në një shkrim në Facebook thekson se “flamuri partiak (cili do qoftë ai) në ceremoninë e inaugurimit të Presidentes, nuk është tregues i karakterit unifikues të presidencës”

Postimi i plotë:

Sot gjatë ceremonisë së inaugurimit të Presidentes është vërejtë se ka pas lëshime për sa i përket mënyrës së përdorimit të simboleve shtetërore, konkretisht flamurit.

Kjo çështje regullohet me Kushtetutë si në vijim:

Neni 6 [Simbolet]

1. Flamuri, stema dhe himni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumetnik të saj.

2. Pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj. Mënyra e përdorimit dhe e mbrojtjes së simboleve kombëtare rregullohet me ligj.

Flamuri partiak (cili do qoftë ai) në ceremoninë e inaugurimit të Presidentes, nuk është tregues i karakterit unifikues të presidencës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here