LAJME

Totaj e Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

Totaj e Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Janar 2025, 11:52

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, ka folur për një tubim që e pati në Malësi të Vërrinit, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se aty pati mbështetje, mobilizim dhe optimizëm.

“Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së dhe në një të ardhme ma të mirë për Kosovën, qytetarët nga çdo fshat dhe qytet janë bashkuar për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme Bedri Hamzës për kryeministër”, ka thënë Krasniqi.

I pranishëm në këtë tubim ishte dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Sonte, në Malësi të Vërrinit, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidatët për deputetë u mirëpritën nga banorët me entuziazëm dhe përkrahje, me ç’rast pasqyruan besimin dhe mbështetjen për vizionin e PDK-së dhe liderët e saj”, ka shkruar Totaj në Facebook.

May be an image of 4 people and crowd

May be an image of 5 people, newsroom and text

May be an image of 8 people and text

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika