LAJME

Totaj: DSHP ka angazhuar ekipet për pastrimin e borës në rrugët kryesore të Prizrenit dhe fshatrave

Totaj: DSHP ka angazhuar ekipet për pastrimin e borës në rrugët kryesore të Prizrenit dhe fshatrave
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Janar 2024, 19:29

Kryetari komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur sot se janë angazhuar ekipet për pastrimin e borës në rrugët kryesore të Prizrenit, Transitin e ri, në fshatrat Drajqiq, Pllanjane, Pouskë, Jabllanicë, Lez, Cvilen Nepregoshtë, Manastiricë, Gorozhup, Planejë dhe hapësirat e këmbësorëve në vendet ku është e domosdoshme për lëvizjen e qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

Totaj ka falenderuar punëtorët e angazhuar për gatishmërinë dhe shërbimin ndaj banorëve të komunës së Prizrenit!

Ndryshe komuna e Prizrenit ka komtraktuar kompaninë “Eko Regjioni” për pastrimin e rrugëve në sezonin dimror.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika