LAJME

Torres: SHBA-ja nuk ka aleat më të madh në Ballkan sesa Kosovën

Torres: SHBA-ja nuk ka aleat më të madh në Ballkan sesa Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Korrik 2025, 08:58

Kongresisti amerikan Ritchie Torres, në cilësinë e bashkëkryetarit të Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongres dhe përfaqësues i komunitetit të gjallë shqiptar në Bronks, ditë më parë pati një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi, theksoi aleancën e fortë mes dy vendeve dhe rëndësinë strategjike të Kosovës si një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosovën”, shkroi Torres në “X”.

E presidentja Vjosa Osmani ka pohuar se është gjithmonë kënaqësi takimi me të.

“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Takimi vjen në një moment kur bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës mbetet jetik për stabilitetin në rajon dhe avancimin e proceseve euroatlantike të Prishtinës.

Torres ka qenë një nga zërat më të fortë në Kongres në mbështetje të çështjeve shqiptare dhe posaçërisht të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika