Kongresisti amerikan Ritchie Torres ia ka përkujtuar Serbisë se me nënshkrimin e marrëveshjes së re për gazin rus, ajo po i tregon edhe njëherë botës se është renditur në krah të Rusisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dinë se kush është miku i saj i vërtetë – Kosova.
“Kujtojmë se Serbia është një përfaqësuese e Rusisë, ndërsa Kosova është një mike e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara. Ne në SHBA nuk duhet të harrojmë kurrë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.





