LAJME

Tomë Gashi: Javën tjetër publikohet emri i drejtorit të ri të Policisë

Tomë Gashi: Javën tjetër publikohet emri i drejtorit të ri të Policisë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2023, 17:44

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se është vendosur se kush do të jetë drejtori i ri i Policisë dhe se emri i tij do të publikohet javën e ardhshme.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Eshte vendos , javen qe vjen me drejtor te Policisë. Urime”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Policia është me ushtrues detyre Fehmi Hoti, që nga gushti i vitit të kaluar, pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit.

Në garë për Drejtor të Policisë janë: Sllagjana Stojanoviq, drejtoreshë e administratës në Mitrovicë, drejtori i Teknikës Kriminalistike, Bahri Shala, drejtori i Departamentit të Operacioneve, Gazmend Hoxha, ish-drejtori i Departamentit Kundër Krimit të Organizuar, Fatos Haziri, si dhe Granit Fetahu, drejtor për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika