Infektologu i njohur kosovar, Ilir Tolaj, është shprehur sot se situata epidemiologjike me Covid 19 është nën kontroll dhe zgjedhjet lokale mund të mbahen duke i respektuar masat parandaluese të pandemisë të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Kështu deklaroi Tolaj sot në Lajmet e orës 15 në televizionin publik. “Nuk ka nevojë kurrsesi që të shtyhen zgjedhjet, nëse të gjitha partitë politike pajtohen që fushata të shkurtohet dhe të mbahet në mënyrë virtuale, pa tubime të mëdha. Nuk ka pse të shtyhen zgjedhjet, po flas si profesionist shëndetësor.”, tha Tolaj.
Ai kritikoi kreun e IKSHPK-së për dhënien e vlerësimeve të ndikuara politikisht, për shkak të interesave të tij personale.





