LAJME

Tjetër grabitje e armatosur në një market në Prishtinë

Tjetër grabitje e armatosur në një market në Prishtinë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2021, 21:56

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte rreth orës 21:15, në market “KAM”, rrugës për në Matiqan të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se me armë të gjata, disa persona të panjohur kanë grabitur kasafortën dhe kanë ikur në drejtim të Matiqanit.

Punëtorët janë terrorizuar nga ky rast. Detajet akoma nuk janë konfirmuar nga Policia e cila aktualisht është në vendin e ngjarjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika