Kryeministri Kurti është takuar në Tiranë me kancelaren Angela Merkel në kuadër të takimit të saj me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.Në takim do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Bosnjës, Zoran Tegeltija dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ai malazez Zdravko Krivokapiq.
Tiranë – Kryeministri Kurti takohet me Angela Merkel

Temë bosht e këtij takimi është padyshim bashkëpunimi rajonal dhe Procesi i Berlinit, një iniciativë që është vlerësuar si urë lidhëse mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Më shumë rreth këtij takimi pritet të mësojmë nga konferenca e kancelares Merkel me kryeministrin Rama e planifikuar rreth orës 14:30.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

