VENDI

Tingujt e Bareshës dëgjohen në Lisbonë të Portugalisë

Tingujt e Bareshës dëgjohen në Lisbonë të Portugalisë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Mars 2023, 09:55

105 pjesëtarë të korit dhe orkestrës së Filarmonisë së Kosovës performuan sonte në Qendrën e Kulturës Belem.

U interpretuan vepra Baresha e Rexho Mulliqit dhe Nexhmije Pagarushës, Rrugëtimi nga Valton Beqiri, Mesha për Paqe e Karl Jenkins dhe për nderë të pritjes nga ana portugeze, performuan veprën Cancao do Mar, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës e Kosovës.

Ky koncert shumë i veçantë që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali u prit tejet mirë nga publiku.

“Tinguj të muzikës shqipe në Lisbonë. Performancë e mahnitshme nga Filharmonia e Kosovës”, ka shkruar ministri i Kulturës Hajrulla Çeku.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika