Rrjeti social TikTok po del të jetë mollë sherri i shumë përplasjeve mes kosovarëve. Përdorimi i madh i tij siç duket po iu nxjerrë edhe telashe të rinjve, raste këto që shpesh kanë eskaluar në përleshje fizike. Kështu ka ndodhur edhe të premten, në rrugën “Fadil Balaj” në Prizren.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një person është arrestuar nën dyshimet se ka rrahur një 22-vjeçar, pas një mosmarrëveshje në TikTok.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari E.L., 30-vjeçar fillimisht është kapur me viktimën në këtë rrjet social, ku kanë pasur një debat, që ka vazhduar më pas në rrugë.





