VENDI

Tifozët shqiptarë poshtërojnë tifogrupin serb, ua marrin një “trofe” dhe ua kthejnë mbrapshtë

Tifozët shqiptarë poshtërojnë tifogrupin serb, ua marrin një “trofe” dhe ua kthejnë mbrapshtë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Dhjetor 2023, 15:02

Tifogrupi famëkeq serb i Partizanit të Beograd, “Grobari” kanë pësuar një disfatë të rëndë në aspektin tifozerik, edhe atë nga grupi i tifozëve shqiptarë.

Atyre u është marrë një transparent nga “Ballistët”, tifozët shqiptarë të Shkëndijës së Tetovës, që sipas “ligjeve” të tifozërive është humbje e madhe.

Siç njoftojnë “Ballistët” në faqen e tyre zyrtare, transparenti i “Grobari” u mor në udhëtimin e këtyre të fundit në Lituani për ndeshjen basketbollistike, Zalgiris – Partizan Beograd.

Në pamjet e publikuara, shihen tre persona, me fytyra të mbuluara, duke e mbajtur mbrapshtë transparentin e marrë nga serbët.

“Ballistët tmerr për sllavët kudo” – kanë shkruar tifogrupi shqiptar nga Tetova në përshkrimin e fotografisë.

Fitorja e tifozëve shqiptarë është shpërndarë edhe në faqet më të mëdha botërore të tifozerive në Facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika