Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se të gjithë tifozët që kanë blerë biletat për ndeshjen e futbollit, Kosovë-Izrael, do të rimbursohen brenda shtatë ditësh, pasi ndeshja e paraparë të luhej më 15 tetor në “Fadil Vokrri” është shtyrë për shkak të luftës në Izrael.
Ndeshja ka qenë e vlefshme për kualifikimet për “Euro 2024”.





