Shefi i Shërbimit të Urgjencës në Prizren, Gylxhan Hasani, njofton se për arsye të panjohura për momentin, numri i thirrjeve urgjente 194 ndodhet jashtë funksionit për të ofruar ndihmë emergjente nga Shërbimi ynë, thotë ai.
Thirrjet në numrin 194 për Shërbimin e Urgjencës në Prizren jashtë funksionit, qytetarët mund të lajmërohen në 112

Lidhur me këtë problem ne kemi informuar Telekomin e Kosovës, por përkundër premtimit se problemi do të mund të evitohet shpejt, por deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë nga ata, njofton dr. Gylxhan Hasani.
Përgjegjësi Hasani, apelon tek qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbime urgjente që të thërrasin në numrin emergjent 112 për të marrë shërbimet e ekipeve tona mjekësore, apelon dr. Gylxhan Hasani.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Nesër i jepet lamtumira e fundit Albian Osmanajt, të riut që humbi jetën tragjikisht në Kobajë

KQZ përmbyll vlerësimin e pakove nga diaspora, mbi 82 mijë vota të aprovuara

Policia jep detaje për aksidentin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

