Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për të gjithë fermerët e komunës së Prizrenit për të aplikuar në kuadër të projektit “Furnizimi me mekanizëm bujqësor – me bashkëfinancim”.
Komuna po ashtu ka njoftuar se pjesë e përfitimeve nga kjo thirrje janë frezë 1.8m, mbjellëse misri pneumatike – 4 rende, mbjellëse gruri – 16 rende, moto cultivator 4.4KW (me frezë dhe kosë), moto cultivator 7.5KW (me frezë), roto kosa 135, shpërndarëse plehu artificial dhe spërkatëse 400 litra.
Të gjitha detajet, në të tri gjuhët, mund t’i gjeni në vegëzat e mëposhtme: