Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar të gjithë ata që shfrytëzojnë tezgat, lokalet, depot apo objekte të tjera në këtë treg të “Qylhanit”që nga 15 qershor – 3 korrik të paraqiten pranë sporteleve të Administratës Komunale, në Qendrën për Shërbime të Integruara, për të aplikuar për t’u pajisur me ̈ për shfyrtëzimin e hapësirës.
Njoftimi i plotë:
“Drejtoria e Inspektorateve njofton shfrytëzuesit e hapësirave publike në tregun “Qylhan”, se për vazhdimin e shfrytëzimit të tezgave, lokaleve, depove apo objekteve të tjera në këtë treg, janë të obliguar që brenda periudhës 15 qershor – 3 korrik të paraqiten pranë sporteleve të Administratës Komunale, në Qendrën për Shërbime të Integruara, për të aplikuar për t’u pajisur me ̈ për shfyrtëzimin e hapësirës.
Fillimisht do të trajtohen aplikacionet e shfrytëzuesve ekzistues dhe pas përmbylljes së afatit të pranimit të aplikacioneve, hapësirat e pashfrytëzuara do të shfaqen për të interesuarit e tjerë.
Informacionet më të hollësishme në lidhje me rregullat e aplikimit mund të gjeni në: https://bit.ly/3wyuf5h
Ndërkaq formularin për aplikim mund të gjeni në: https://bit.ly/35qIa1o
Dokumentacionet duhet të dorëzohen në sportelin e kërkesave në objektin e Administratës Komunale, në Qendrën për Shërbime të Integruara (One Stop Shop). Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 3 korrik 2021, thuhet në njoftim.