Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në faqen e saj zyrtare ka njoftuar dhe u bën thirrje për të aplikuar të gjithë fermerëve për përfitim në kuadër të projektit “Hapja e puseve për ujitjen e tokave bujqësore” – me participim në kuadër të investimeve kapitale 2021.
• 75% – Participimi nga Komuna e Prizrenit
• 25% – Participimi i përfituesit
Kriteret që duhet t’i plotësojnë aplikuesit, si dhe dokumentacionin e nevojshëm, mund t’i gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/HAPJA-E-PUSEVE-PER-UJITJEN-E…
Kjo thirrje publike për aplikim mbetet e hapur deri më 30.04.2021.
Dokumentacioni i kërkuar dorëzohet në sportelin e kërkesave në objektin e Administratës Komunale, në Qendrën për Shërbime të Integruara-One Stop Shop, thuhet në njoftim.