Drejtoria e Turizmit dhe Zgvillimit Ekonomik në Prizren, përmes një njoftimi u ka bërë thirrje OJQ-ve që veprojnë në komunën e Prizrenit, që të aplikojnë për mbështetje financiare të projekteve te tyre.
“Për të gjithe Organizatat Joqeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë në Komunën e Prizrenit, programi i punës, i cili është i fokusuar në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, që përfshijnë aktivitetet të realizuara në Komunën e Prizrenit, të aplikojnë në mbështetje financiare duke u bazuar mbi rregullorën me nr. – 04/2017 për OJQ, thuhet në njoftim.





