- Reklama -

The Times: Britania në fundjavë do ta njohë shtetin palestinez

Britania e Madhe do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez këtë fundjavë, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i cili kundërshton vendimin, të largohet nga vendi në fund të vizitës së tij shtetërore, shkruan Reuters duke iu referuar raportit të gazetës The Times.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paralajmëruar në korrik se do ta ndërmarrë këtë veprim nëse Izraeli nuk do të vepronte për lehtësimin e vuajtjeve në Gazë dhe nuk arrin ujdi armëpushimi në luftën e tij gati dyvjeçare me “Hamasin”.

- Reklama -

Izraeli thotë se njohja e shtetit palestinez, të cilin Franca, Kanadaja dhe Australia kanë thënë gjithashtu se do ta njohin gjatë këtij muaj, do ta shpërblente “Hamasin”.

The Times, pa cituar burimet, ka shkruar se Britania do të njoftojë pasi Trump të ketë përfunduar udhëtimin e tij të enjten (18.09.2025). Ministria e Jashtme e Britanisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reutersit për koment.

Trump, i cili aktualisht po shijon vizitën e dytë shtetërore të paprecedentë në Britani, kishte thënë në korrik se nuk e kishte problem nëse Britania do ta njohë, por që atëherë SHBA-ja e ka bërë të qartë kundërshtimin ndaj çdo veprimi të tillë nga aleatët europianë.

Starmer, i cili është nën presion nga disa anëtarë të Partisë së tij Laburiste që të mbajë mbajtur qëndrim më të ashpër kundër Izraelit, kishte thënë se Britania do ta njihte shtetësinë palestineze në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa thelbësorë për të lehtësuar situatën në Gazë.

Britania e Madhe ka mbështetur prej kohësh politikën e një “zgjidhjeje me dy shtete” për t’i dhënë fund konfliktit në rajon, por më parë ka thënë se kjo mund të bëhej vetëm kur do të vinte koha e duhur./Reuters/Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort