- Reklama -

Thaçi, Veseli dhe të tjerët regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

Ish-krerët dhe luftëtarët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në në Hagë, kanë dorëzuar aplikacionet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Express mëson nga burime brenda KQZ’së se ish-Presidenti Hashim Thaçi, ish-krerët e Kuvendit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ish-eprori i UÇK’së Sali Morina dhe krerët e OVL-UÇK;së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë regjistruar tashmë si votues jashtë Kosovës.

- Reklama -

Në një përgjigje për Express, zyra për informim e Dhomave të Specializuara të Hagës pati thënë se se çështja e votimit të Thaçit dhe të tjerëve do të adresohet sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës në lidhje me zgjedhjet dhe kanë thënë se do të ofrojnë përkrahje për t’u mundësuar të akuzuarve që të votojnë.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës do ta adresojnë këtë çështje sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës në lidhje me zgjedhjet. Nëse kërkohet në mënyrë specifike, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Qendra e Ndalimit e Dhomave të Specializuara të Kosovës do të ofrojnë përkrahje për organizimin praktik të realizimit të procedurave të votimit”, kanë deklaruar nga Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, sipas nenit 96 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme votuesi i cili gjendet jashtë Kosovës, mund të votojë nëse ka aplikuar për votim jashtë Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Arrestohet në Prizren ministri Fikrim Damka

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është...

Dy të lënduar rëndë nga aksidenti në rrugën Prizren – Suharekë

Tre persona kanë pësuar lëndime, dy prej tyre më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort