• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Friday, September 22, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Thaçi në Speciale është distancuar nga UÇK-ja, ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm s’kishte autoritet

tvprizreni by tvprizreni
November 24, 2020
in LAJME
0
Thaçi në Speciale është distancuar nga UÇK-ja, ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm s’kishte autoritet
0
SHARES
2.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

31 maji i vitit 2021 është afati i fundit kur Zyra e Prokurorit të Specializuar është e obliguar t’ia dorëzojë mbrojtjes së katër ish-eprorëve të UÇK-së, secilën provë që e posedojnë e ku e kanë mbështetur aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Nikolas Giju, të hënën mbrëma ka nxjerrë vendimin kornizë për nxjerrjen graduale të provave kundër katër ish-eprorëve që po mbahen për krime lufte në paraburgim në Hagë.

“Deri të hënën, 14 qershor 2021, ose çdo herë më parë, bazuar në nenet, ndër ato të renditura në njoftimin e hollësishëm referuar nën pikën (f), ata mund të kërkojnë të kenë qasje përmes zbulimit ose inspektimit”, thuhet në dokumentin e gjykatës.

Nuk janë dhënë afate se sa muaj do të këtë në dispozicion mbrojtja që t’i kryejë inspektimet, për t’i kundërshtuar provat.

Megjithatë, kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, përmes një parashtese me shkrim, pas seancës së fundit ku janë paraqitur katërshja e akuzuar, ka kundërshtuar kërkesën e tyre që t’u vihen në dispozicion vite për të mbledhur prova shfajësuese e kundërprova.

Disa muaj, sipas ZPS-së, mjaftojnë që një gjë e tillë të bëhet.

Kryeprokurori Jack Smith ka përdorur si argument, intervistat e Hashim Thaçit dhënë Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Sipas këtij dokumenti, Thaçi kishte thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në vitet për të cilat akuzohet ai nuk ka pasur ndonjë autoritet.

“Në mënyrë të ngjashme, në intervistat e tij me ZPS-në, z. Thaçi hodhi poshtë çdo përgjegjësi për krimet e kryera nga pjesëtarët e UÇK-së, duke pohuar në mënyrë të përsëritur se në asnjë moment më 1998 ose 1999 ai, ose ndonjë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, nuk kanë pasur ndonjë autoritet mbi UÇK-në. Siç u përmend në konferencën statusore, këto pohime më tej hedhin poshtë pretendimet nga mbrojtja se përgatitja dhe hetimi nuk mund të fillojnë deri diku pas përfundimit të zbulimit të të gjitha provave”, thuhet në dokumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Deri tani, deklarata e Thaçit në Prokurorinë e Specializuar nuk është bërë publike.

Thaçi është një nga të paktët që në fazën e hetimeve ka pranuar të japë deklaratë në Hagë.

Jakup Krasniqi e Kadri Veseli janë mbrojtur në heshtje.

Në heshtje ishin mbrojtur edhe Agim Çeku, Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Sokol Bashota dhe Blerim Kuçi.

Në anën tjetër, Rexhep Selimi kishte dhënë deklaratë në Hagë, por pas kthimit të tij publikisht pati thënë që Thaçi përmes disa njerëzve e kishte këshilluar që të mbrohet në heshtje.

“Ka pasur një presion ndaj meje që unë të heq dorë dhe të mos flas në Gjykatën Speciale. Me Thaçin nuk kam pasur komunikim të drejtpërdrejtë, por porosi kam pasur nga të gjitha anët që të mos flas atje [Gjykatën Speciale]. Kam pasur porosi nga Thaçi dhe njerëzit rreth tij që është më mirë të mbrohemi në heshtje. Por, nuk e ka bërë vetëm në adresë time, por ka bindur disa të tjerë për të cilët jam i sigurt se ka folur vetë atje…Ai më së gjati ka folur në Speciale, katër ditë”, pati thënë Selimi.

Thaçi e kishte mbajtur fshehtë intervistimin dhe faktin se kishte folur në Prokurori, ndërsa pjesa më e madhe e personave ishin mbrojtur në heshtje.

Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
download udemy paid course for free
download xiomi firmware
Download Nulled WordPress Themes
udemy paid course free download
Previous Post

Deputetja e LDK-së: Albin Kurti është diktator

Next Post

Ky është moti për sot në Prizren

Next Post
Ky është moti për sot në Prizren

Ky është moti për sot në Prizren

Të Fundit

Anëtarët e rinj të BE-së, Gjermania dhe Franca me propozime jozyrtare

Anëtarët e rinj të BE-së, Gjermania dhe Franca me propozime jozyrtare

September 22, 2023
Shqipëria eksporton 7.8 milionë euro më shumë mallra drejt Kosovës në dy muajt e parë të vitit

Eksporti shënon rënie për mbi 20%, e mbulon importin me vetëm 12.9%

September 22, 2023
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

September 22, 2023
Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

September 22, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Anëtarët e rinj të BE-së, Gjermania dhe Franca me propozime jozyrtare

Anëtarët e rinj të BE-së, Gjermania dhe Franca me propozime jozyrtare

September 22, 2023
Shqipëria eksporton 7.8 milionë euro më shumë mallra drejt Kosovës në dy muajt e parë të vitit

Eksporti shënon rënie për mbi 20%, e mbulon importin me vetëm 12.9%

September 22, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.