LAJME

Tha se do të votojë për, por Duda Balje abstenon për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Tha se do të votojë për, por Duda Balje abstenon për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Maj 2022, 12:43

Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Fincanca nga Grupi Parlamentar 6+, Duda Balje ka abstenuar në shqyrtimin e Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale.

Balje, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar që po mbahet sot, tha se Grupi Parlamentar 6+ nuk ka ende qëndrim rreth iniciativës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Unë nuk e kam mendimin e grupit parlamentar dhe për këtë arsye unë do të abstenoj në mbledhjen e sotme”, tha Balje.

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë përkrahur iniciativën për tërheqjen e një pjese të mjeteve të kursyera në Fondet Pensionale nga qytetarët.frontonline.net./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika