Ardhjet e diasporës shqiptare në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”
Është bërë e ditur se vetëm gjatë muajit tetor 2020 në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur 77,772 udhëtarë nga e mbarë Diaspora shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, ka thënë në një prononcim për albinfo.ch se në muajin tetor 2020 kanë hyrë 77.772 udhëtarë nga vendet e ndryshme të botës dhe kanë shkuar anasjelltas 78,144 udhëtarë.
Duket se kjo rritje e ardhjeve në këtë muaj erdhi pas vendimit nga shteti i Zvicrës që largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë së koronavirusit, në fillim të tetorit, ku shumë mërgimtarë ia mësyen vendlindjes,





