Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit R.K., për shkak se ka kryer dhunë ose keqtrajtim psikologjik ndaj gruas së tij.
Gjykata vlerëson se R.K., është fajtor pasi më “me datë 23 maj 2021, në Prizren, ka kryer dhunë ose keqtrajtim psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda familjes, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjes të vazhdueshme me të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, për arsye të xhelozisë nga ana e të akuzuarit, i njëjti të dëmtuarën – bashkëshorten e tij në prezencë të fëmijëve të tyre i bën presion psikologjik duk e akuzuar të dëmtuarën se është duke e tradhtuar dhe se po komunikon në rrjete sociale, duke i cenuar dinjitetin e të dëmtuarës”.
“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin R.K., e GJYKON:





