Home LAJME Testi i shpejtë me anë të pështymës për Covid-19 së shpejti në QKMF-në e Prizrenit

Testi i shpejtë me anë të pështymës për Covid-19 së shpejti në QKMF-në e Prizrenit

0
Testi i shpejtë me anë të pështymës për Covid-19 së shpejti në QKMF-në e Prizrenit

Përmes një postimi në facebook, drejtori i QKMF, Xhevat Elezkurtaj, ka paralajmëruar se testi i shpejtë i pështymës Covid-19 që jep rezultate brenda një ore, do të jetë i disponueshëm së shpejti në QKMF-në e Prizrenit.

Ky lloj i testit që do të bëhet së shpejti, realizohet përmes pështymës që mblidhet në një tampon letre dhe trajtohet me një reagent të veçantë: nëse shfaqet një vijë është negative, nëse dy personi është pozitiv. Testi i ri me anë të pështymës mund të diagnostikojë pozitivitetin Covid-19 , “duke marrë 3 deri në 6 minuta”, funksionon në mënyrë të ngjashme me një test shtatzënie.

Sipas studiuesve testi do të jetë në gjendje të diagnostikojë pozitivitetin edhe tek subjektet asimptomatikë, një veçanti e rëndësishme në dritën e rihapjes progresive të shteteve.

Ky është postimi i plotë:

▪︎Teste PCR nga pështyma▪︎
QKMF-Prizren pos testeve serologjike dhe Rapid testeve SARS CoV për COVID 19.
Së shpejti edhe me:
▪︎PCR -TESTE-mostrat e së ciles merren jo nga hunda por nga pështyma.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here