Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do të fillojë punën në terren për Testin e parë për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë dhe testi do të mbahet gjatë muajit qershor.
Qëllimi kryesor i këtij testi është që të testohen dy aktivitete/instrumente të rëndësishme për Regjistrimin e Popullsisë: implementimi i hartave digjitale në tablet dhe kodifikimi elektronik i NACE, ISCED dhe ICSO.





