Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, ka njoftuar se mënyra e mbajtjes së testit të arritshmërisë i cili mbahet në fund të klasës së nëntë, ka ndryshuar.
Në një konferencë për media, Popovci tha se ky test tash do të organizohet në dy ditë.
“Në ditën e parë do të jetë testi nga gjuha shqipe, angleze, historia dhe gjeografia, ndërkaq në ditën e dytë, do të jetë testi nga matematika, fizika, informatika, kimia dhe biologjia. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mund të fokusohemi pak më shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve nga të gjitha lëndët relevante dhe jo të shkojmë me një numër të vogël pyetjesh”.





