Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka shprehur pikëllim për tërmetin që goditi Marokun duke lënë të vdekur qindra persona.
Nga ky dikaster kanë thënë se Kosova është e gatshme për të ofruar ndihmë.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Marokun. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj në përpjekjet për ndihmë”, thuhet në reagimin e MPJD-së në Twitter.
We are deeply saddened by the devastating earthquake that has struck Morocco. Our heartfelt condolences go out to the grieving families, and we wish a swift recovery for the injured.
Kosova stands ready to lend its support to relief efforts. @Marocdiplo_EN
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) September 9, 2023
Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi Marokun të premten në mbrëmje duke lënë të vdekur 1,037 persona dhe qindra të lënduar.
Si rrjedhojë e këtij tërmeti ekziston frika se mund të rrafshohen fshatra të tëra.
Epiqendra ishte në një zonë me popullsi të rrallë të Maleve të Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, një destinacion i madh turistik. /Telegrafi/