LAJME

Tërmeti në Turqi, shpërthen në lot legjenda e portës së Fenerbahce: Na ndihmoni për hir të Allahut

Tërmeti në Turqi, shpërthen në lot legjenda e portës së Fenerbahce: Na ndihmoni për hir të Allahut
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Shkurt 2023, 19:00

Më shumë se 700 persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë në orët e para të së hënës, ndërsa me mijëra të tjerë janë plagosur.

Trajneri aktual i klubit turk Hatayspor, Volkan Demirel, legjenda e portës së Turqisë dhe Fenerbahces, ka kërkuar ndihmë ndërsa ka shpërthyer në lot gjatë një video live në rrjetet sociale.

“Të gjithë janë të mjerë këtu. Të gjithë po vdesin në Hataj. Ju lutem dërgoni ambulancë, ndihmoni këtu. Kushtet janë shumë të këqija. Ndihmoni, nuk mund t’i arrijmë njerëzit. Nuk mund të bëjmë shumë vetë. Dua që t’i dërgoni të gjitha nëse është e mundur. Ju lutemi ndihmoni për hir të Allahut”, është shprehur i dëshpëruar ish-portieri i Fenerbahce.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika