Ambasada e Kosovës në Ankara ka dalë me njoftim pas tërmetit të fuqishëm prej 6.1 shkallës që goditi Turqinë.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ambasada ka udhëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës në zonat e prekura që të qëndrojnë larg ndërtesave të pasigurta dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Epiqendra e tërmetit ishte qyteti Belikesir, por që u ndje edhe në Stamboll, Izmir, Bursa, Manisa, Kocaeli, Tekirdağ, Sakarya dhe rajonet përreth. Deri tani nuk raportohet për viktima.





