Një tërmet është ndier në Kosovë rreth orës 22:05.
Sipas Qendrës Sizmiologjike, tërmeti ishte 4.6 ballë.
Sizmiologu Shemsi Mustafa ka thënë se shkalla e tërmetit ka pasur potencial për rrezik për qytetarë dhe dëme.
Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 10/02/2026 n’ora 22:05 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës (zona Juglindore e Kosovës) është goditur me një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 5 km.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata Gjeografike; 42.144; 20.985)
23 km Lindje të Prizrenit
Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky sizmicitet kishte potencialin të rrezikon qytetaret dhe shkakton ndonjë dëm material për shkak të forcës se lart, njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.





