LAJME

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Korrik 2023, 09:32

Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) njoftoi se dridhje tektonike janë regjistruar të enjten në Korçë. Shkalla e dridhjes ishte 2.6 të Rihterit, ndërsa është regjistruar në orën 08:56.

Kjo shkallë e dridhjes konsiderohet e vogël dhe pa dëme.

Nuk është bërë e ditur nëse ka pasur dridhje të tjera pasuese.

Shqipëria ishte tronditur në 26 nëntorin e 2019, kur një tërmet me 6.4 shkallë të Rihterit kishte shkaktuar vdekjen e 51 personave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika