Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar në provincën e Katanias në Itali. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti ndodhi në orën 14:06 të ditës së sotme. Lëkundjet sizmike u ndjenë në Katania dhe provincën e saj, por edhe në zonën e Sirakuzës.
Epiqendra e tërmeti ishte në det, rreth 6 kilometra nga bregu i Jonit dhe në një thellësi prej rreth 20 km. Njerëzit kanë dalur në rrugë, ndërsa në Katania, disa qendra tregtare dhe shkolla janë evakuuar si masë paraprake.





