LAJME

Tërheqja e Trustit, deklarohet për herë të parë presidentja Vjosa Osmani

Tërheqja e Trustit, deklarohet për herë të parë presidentja Vjosa Osmani
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Qershor 2022, 12:02

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se deputetët duhet të marrin paraysh interesat e qytetarëve, kur është pyetur për çështjen e tërheqjes së Trustit prej 30 për qind.

Osmani, në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se vendimi i përket Kuvendit të Kosovës.

“Sa i përket Trustit, ky është vendim i Kuvendit të Kosovës. Në qoftë se kalon Ligji do të vijë tek unë. Që deputeti të ndihet i lirë, pavarësisht cilës parti, të ketë për bazë edhe ekspertizën e institucioneve qendrore. Ju e dini betimin e deputetit, që të marrë vendim në interes të qytetarëve që përfaqëson, dhe jam e bindur se do ta kenë këtë interes kudo që shkojnë”, është deklaruar ajo.

Kjo është hera e parë që presidentja është prononcuar lidhur me çështjen e tërheqjes së Trustit prej 30 për qind, e cila është përkrahur nga mbarë opozita.

Deputetët e mazhorancës janë zotuar se nuk do e votojnë asnjëri nga ta këtë inicim të opozitës./FrontOnline

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika